Një banesë në fshatin Plemetin të Obiliqit gjatë ditës së premte është përfshirë nga zjarri.
Sipas policisë, shkaktar i zjarrit dyshohet se ishte një burrë, i cili edhe është arrestuar.
“Raportohet se një banesë është përfshirë nga zjarri. Zjarrfikësit janë përgjigjur rastit dhe e kanë shuar zjarrin. Pas hetimeve të zhvilluara është identifikuar një mashkull kosovar si i dyshuar për shkaktimin e veprës penale. I njëjti është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.