Policia e Kosovës njofton se janë arrestuar një burrë dhe një grua në Gjakovë, pasi dyshohet se kanë sulmuar fizikisht shtetasen hungareze.
Në raport thuhet se i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.
Raporti i plotë:
DHUNË NË FAMILJE | Gjakovë 26.08.2022 – 09:00. I dyshuari mashkull kosovar së bashku me të dyshuarën femër kosovare kanë sulmuar fizikisht viktimën femër shtetase hungareze. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje ndërsa e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt. Rasti nën hetime./Front Online