Një burrë është dërguar pa shenja jete dje në QKMF të Komoranit.
Policia njofton përmes raportit se vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor dhe me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Hetimet për këtë rast kanë nisur.
“TRUP I PAJETË & HETIM MBI VDEKJEN/Gllogoc 09.02.2023-18:11. Është raportuar se në QKMF-Komoran është dërguar pa shenja jete viktima mashkull kosovar . Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.