Avokadot konsiderohen si një nga pemët më të dobishme për organizmin njerëzor. Një avokado përmban më shumë kalium se bananet. Avokadot kanë 14% kalium, ndërsa një banane përmban vetëm 10% kalium.
Avokadot përmbajnë 23% folat, që është një substancë, e cila ul rastet e sëmundjeve të zemrës. Vitamina E dhe yndyrat e mira tek avokadot janë gjithashtu të shkëlqyera për zemrën. Folati arrin të ulë rreziqet për të pasur një goditje në tru.
Folati është gjithashtu thelbësor në parandalimin e defekteve të lindjes si problemet e sistemit kockor dhe atij nervor. Ushqimi me avokado ndihmon trupin tonë të përthithë 5 herë më shumë sasinë e karotenoideve, antioksiduesve të tillë si likopeni dhe beta karoteni.
Avokadot përmbajnë më shumë luteinë se çdo frutë tjetër, duke mbrojtur kundër uljes së shikimit dhe perdeve të syrit. Shumë e pasur në beta-sitosterol, avokado ul kolesterinën e keqe me 22 për qind, ngre kolesterinën e mirë me 11 për qind dhe gjithashtu ul trigliceridet e gjakut me 20 për qind.
Avokado përmban 18 nga 22 aminoacidet e nevojshme për trupin e njeriut. Rrjedhimisht kjo frutë është një mënyrë e mirë për të fuqizuar sistemin imunitar. Mjafton të konsumoni gjysmë ose një avokado në ditë dhe ndihmoni fort shëndetin./FrontOnline/