×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Një avokado në ditë dhe i thua kardilogut ‘ik’

    FrontOnline
    07 Tetor 2020

    Kohët e fundit njerëzit janë fiksuar pas avokados, këtij fruti me tul kremoz si të gjalpit që ofron vlera të mrekullueshme për shëndetin por me kosto të mëdha në mjedis.

    Konsumi global i avokados luhatet diku tek 3-4 kg avokado për frymë/vit e disa njerëz konsumojnë më tepër duke ngrënë avokado çdo ditë.

    Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësojmë se çfarë ndodh në organizëm nëse konsumojmë avokado çdo ditë.

    Mund Të Dobësoheni

    Duke qenë se avokadot kanë një përmbajtje të lartë fibre dhe yndyrnash mono-të-pangopura, ato të ngopin shpejt dhe të mbajnë të ngopur për më gjatë, të paktën 3 orë.

    Gjysmë avokado përmban 10 gramë yndyrna mono-të-pangopura dhe 5 gramë fibër.

    Do Të Keni Dëshirë Për Më Shumë Fruta Dhe Perime

    Studimet të cilave u referohet AgroWeb.org thonë se njerëzit që hanë avokado rregullisht janë më të prirur të duan të vazhdojnë trendin e ushqyerjes së shëndetshme duke ngrënë më shumë fruta dhe perime.

    Ky kombinim është fitues, jo vetëm për shëndetin por edhe për rënien nga pesha sepse trupi merr të gjithë ushqyesit e nevojshëm.

    Një Avokado Në Ditë Dhe I Thua Kardilogut ‘Ik’

    Avokado përmban kalium, një mineral që ul tensionin e gjakut.

    Një filxhan çaji me copa avokado ofron 728 mg kalium, ose 300 mg më shumë se një banane mesatare.

    Kaliumi pastron trupin nga kripa e tepërt, pastron enët e gjakut dhe mbron zemrën.

    Përveç pastrimit të enëve të gjakut, avokadoja ndihmon në uljen e kolesterolit të keq dhe e mban zemrën të shëndetshme.

    Rreziku i Diabetit të Tipit 2 Ulet 

    Studiuesit kanadezë kanë zbuluar se substanca avocatin B që gjendetk tek avokado pengon proceset qelizore që përbëjnë pikënisjen e diabetit të tipit 2.

    Kjo substancë e bën trupin të përpunojë më mirë glukozën në gjak dhe të përmirësojë reagimin ndaj insulinës.

    Sipas tyre, njerëzit që hanë avokado rregullisht përballen me një rrezik të ulët të ndjeshmërisë ndaj insulinës dhe diabetit të tipit 2.

    Nga Rubrika
    Lifestyle25 Nëntor 2024
    Dashi Dashuria: Mundohuni të gjeni paqen e brendshme që ju mungon për një kohë: nëse dashuria nuk shkon siç duhet, pjesërisht është...
    Lifestyle25 Nëntor 2024
    Uthulla e verës së bardhë njihet gjerësisht si pjesë e ushqimit, por a keni provuar ndonjëherë uthullën e kuqe? Uthulla e verës...
    Lifestyle22 Nëntor 2024
    Lumturia nuk është një gjendje apo tipar i përhershëm, por një praktikë e përditshme që na çon në një pamje më pozitive...
    Të tjera
    Sport25 Nëntor 2024
    Dermatologu britanik, Roshan Ravindran, vendosi të padisë Cristiano Ronaldon pasi i kishte borxh rreth 50 mijë euro për botoks. Një nga yjet...
    Vip25 Nëntor 2024
    Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, Xuxi, ka kritikuar ashpër disa emisione dhe përmbajtjen e tyre televizive. Ai në një diskutim me...
    Sport25 Nëntor 2024
    Ruud Van Nistelrooy është njëri prej favoritëve për t’u bërë trajner i Leicester Cityt që të dielën shkarkoi Steve Cooperin. Ai po...
    Lajme25 Nëntor 2024
    Prej kohësh, ministri i Financave Hekuran Murati dhe deputetja e LDK-së Hykmete Bajrami replikojnë në distancë me njëri-tjetrin. Për këtë arsye, deputeti...
    Lajme25 Nëntor 2024
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami i është përgjigjur ashpër ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, pasi...
    Lajme25 Nëntor 2024
    Replikat mes ish-ministres së Financave, Hykmete Bajrami dhe ministrit aktual të kësaj Ministrie, Hekuran Murati, as sot s’kanë të ndalur. Bajrami ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.