Një 59 vjeçar nga fshati Kutllovc i Komunës së Mitrovicës është zhdukur që nga 1 tetori i këtij viti.
Bëhet fjalë për Faik Zeqirin .
Rastin në Polici e kanë raportuar familjarët e tij, shkruan FrontOnline.
Që nga ajo ditë e deri më tani pavarësisht hetimeve ende nuk ka ndonjë indikacion konkret për gjetjen e personit të zhdukur.
E, lidhur me këtë rast hetuesit rajonal të hetimeve dhe me autorizim të prokurorit kanë kërkuar ndihmë nga qytetarët, ku edhe kanë bërë publik linjën emergjente.
Komunikata e plotë:
Me datën 1.10.2020, në Stacionin Policor në Mitrovicë, nga ana e familjarëve është raportuar se Faik ( Zeqir) Zeqiri, i lindur me 10.09.1961 në fshatin Kutllovc, Komuna e Mitrovicës, është zhdukur.
Që nga data e raportimit hetuesit policorë në vazhdimësi kanë ndërmarrë veprime në kërkim të personit të zhdukur. Nga hetimet e deritanishme nuk kemi rezultuar me ndonjë indikacion konkret për gjetjen e personit të zhdukur.
Mbi bazën e këtyre rrethanave , hetuesit e sektorit rajonal të hetimeve me autorizim të prokurorit të rastit, kërkojnë dhe apelojnë tek të gjithë qytetarët që mund të kenë çfarëdo informacioni lidhur me personin e zhdukur, të lajmërojë policinë, në linjën emergjente 192/ ose në +383 44 845 823/FrontOnline.