×
  • Kronika
  • Kronika

    Një 28-vjeçare nga Kosova në mesin e të arrestuarve në Zvicër, dyshohet për bashkëpunim me ISIS’in

    FrontOnline
    02 Tetor 2020

    Autoritetet në Zvicër thonë se ata kanë arrestuar katër persona nën dyshimin se kanë lidhje me grupet militante ekstremiste Shteti Islamik (IS) dhe Al-Kaida.

    Prokuroria federale tha se policia kontrolloi tre shtëpi në kantonin perëndimor të Friburgut të premten, si pjesë e dy hetimeve penale në veprimtarinë e pretenduar ekstremiste.

    Të dyshuarit pretendohet të kenë shkelur ligjin zviceran që ndalon përfshirjen me Al-Kaidën, IS-in dhe organizatat e lidhura me të, raporton AP.

    Prokurorët thanë se katër personat e ndaluar dyshohen gjithashtu se kanë “mbështetur ose marrë pjesë në një organizatë kriminale”.

    Ata identifikuan katër të dyshuarit vetëm si një grua 28-vjeçare kosovare, një burrë 26-vjeçar kosovar, një 34-vjeçar me dy shtetësi atë, zvicrane dhe kosovare dhe një 29-vjeçare maqedonase.

    “Ata kanë qenë qenë në kontakt me njëri-tjetrin, bastisjet dhe arrestimet në shtëpi u kryen të gjitha në të njëjtën kohë”, thanë prokurorët.

    Informacione të mëtejshme, përfshirë se cili prej të dyshuarve kishte lidhje me cilin grup, nuk janë bërë të ditura nga ana e autoriteteve.

    Nga Rubrika
    Kronika14 Janar 2025
    Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, ku janë përfshirë tre automjete. Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës,...
    Kronika13 Janar 2025
    Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Vushtrri të hënën rreth orës 12:00. Zëdhënësi i policisë...
    Kronika13 Janar 2025
    Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, këtë të hënë të akuzuarit Dardan Gashi, Milaim Lipovica, Kushtrim Xhaka, Agron Berisha dhe Viktor Sogojeva janë...
    Të tjera
    Lajme14 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, në emisionin “Debat Plus”, ka theksuar se puna e...
    Lajme14 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, në emisionin “Debat Plus”, ka thënë se ngado që...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Kandidati për deputet në  zgjedhjet e 9 shkurtit, Altin Krasniqi nga radhët e Partisë  Demokratike të Kosovës ka njoftuar për takimin e...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga PDK-ja, Ferat Shala ka shkruar për takimin me banorët e Shtuticës. Shala thotë se banorët e këtij fshati...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Gazmend Konjufca, familjar i afërt i kryeparlamentarit Glauk Konjofca të Vetëvendosjes, ka vendosur që ta mbështesë Partinë Demokratike të Kosovës. Madje ai...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, në emisionin “Debat Plus”, ka folur edhe për veteranët...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.