×
  • Lajme
  • Lajme

    Nitaj: Normale që Haradinaj ta shoh mundësinë e një referendumi për bashkimin me Shqipërinë, mesazh i qartë për ndërkombëtarët

    FrontOnline
    25 Janar 2021

    Ushtruesi i detyrës së ministrit të Ekonomisë dhe Ambientit (MEA), Muharrem Nitaj, njëherit edhe nënkryetar i AAK-së, i ftuar në emisionin “Debat” të RTK-së.

    Temë diskutimi në këtë debat ka qenë “Strategjia e AAK-së- Rezultati në zgjedhje”. Nitaj është ndjerë i emocionuar pas shfaqjes të një biografie të shkurtër për kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj.

    “Ky është profili i një politikani për 20 vjet mbas lirisë së Kosovës, për disa momente u emocionova kur i pash gjithë ato segmente që tregojnë rrugën nëpër të cilën ka kaluar Ramush Haradinaj, që është profil i një politikani të etabluar, nuk është taktikë elektorale”, tha Nitaj.

    Më tej Nitaj tha se Haradinaj është i njohur për qëndrimet e tij të forta.

    “Besoj se e ka paralajmëruar vet që nëse Kosova do të jetë e izoluar kur i bën 25 vjet. Është krejtësisht normale që Haradinaj ta shoh mundësinë e një referendumi për bashkimin me Shqipërinë. Ky është një mesazh shumë serioz dhe i qarte edhe për ndërkombëtarët edhe për Brukselin edhe për spektrin tonë politik qe jo domosdoshmërish duhet të jetë bashkëpunues deri në përulje që e ka lënë Kosovën jashtë orbitës, jemi i vetmi vend që jemi të izoluar dhe nuk e kemi as procesin e liberalizimit të vizave”, tha ndër të tjera Nitaj.

     

    (Artikull i sponsorizuar si pjesë e fushatës për zgjedhjet e 14 shkurtit)

    Nga Rubrika
    Lajme17 Nëntor 2024
    Nga viti 2011 kur kanë nisur, bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë janë zhvilluar nën ndërmjetësimin e tre shefave...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Vetëm gjatë muajit gusht të këtij viti rreth 140 qifte vendosën t’i ndajnë rrugët e tyre. Sipas të dhënave të Agjencisë së...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Njohësi i Çështjeve të Sigurisë, Bedri Elezi për Front Online, thotë se nuk ka besuar në premtimin e kryeministrit Albin Kurti për...
    Të tjera
    Kronika17 Nëntor 2024
    Një burrë ka njoftuar policinë në veri se sa ishte duke qëndruar para një lokali me shokët e tij, një i dyshuar...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka kujtuar vëllanë e tij, Luanin, i cili do ta festonte ditëlindjen e 51-të sot nëse...
    Bota/Rajoni17 Nëntor 2024
    Sot bëhen 80 vjet që kur u çlirua kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana. Për këtë ditë, ka shkruar edhe kryeministri i vendit, Edi...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Deputeti i AAK-së njëherit edhe kryetar i Komisionit Parlamentar për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Bekë Berisha, e konsideron mashtrim populist, premtimin...
    Kronika17 Nëntor 2024
    Një grua në Malishevë dyshohet se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. E njëjta pasi ka pranuar tretman mjekësor me dëshirën...
    Kronika17 Nëntor 2024
    Një i mitur në Kaçanik ka kërcënuar me thikë një grua. Sipas policisë, kjo rrodhi pasi djali i gruas ditë më parë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.