Ministri në detyrë i Ekonomisë dhe i Ambientit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Muharrem Nitaj, ka qenë i ftuar në emisionin ‘Click’ RTV21 ku ka diskutuar për Programin Zgjedhor të AAK-së.
Nitaj tha se nëse AAK arrin përmbajtësisht në Kuvend ose në qeveri, atëherë viti i parë do të fokusohet në ringjallje ekonomike.
“Ne si parti politike së bashku me partitë jemi në garë për zgjedhjet e 14 shkurtit, dhe kanë mbetur edhe më pak se një javë deri në ditën e votimit, për të mos hy në shumë detaje për planin ekomomik, ne e kemi nda në disa shtylla: ringjallje ekonomisë, që quhet kështu si pasojë e covid-19, i cili ka qenë vit i rëndë të cilin e kemi kaluar, nëse AAK arrin përmbajtësisht në Kuvend ose në Qeveri, atëherë viti i parë do të fokusohet në ringjallje ekonomike. Kemi përgatitur një fond prej 1 miliard euro dhe besohet që kjo shumë, dhe mjete të tjera, do te mund ishte intervenimi i parë për ta ngjallur ekonominë”, tha Nitaj.
Ai tha se AAK ka dalë me fondin 1 miliard, i cili do të realizohet prej të hyrave të brendshme.
“Borxheve te brendshme dhe te hyrat te tjera. Kosova eshte vendi qe e ka borxhin publik me te ulet. Qe nje muaj jam minister i ekonomise, dhe jam perballur me kerkesa enorme dhe jane ne situate te rende. Duke filluar nga Telekomi, Infrakosi e deri te Trepca, qe jane ne borxhe te medha. Prandaj eshte e domosdoshme qe faza e pare eshte te niset me ndihma per sektorin publik dhe privat. Ne fund te mandatit kater vjecar, presim rritje 6 perqind te ekonomise”, potencoi ai.
Nitaj foli edhe për projektin e Kosovës së Re.
“Në fakt projekti i Kosovës së Re nuk ka dështuar për shkak të Kosovës, por për shkak të kompanisë globale që ka pasë telashe serioze. Ata e kanë ndërprerë përfundimisht kontratën përpara disa muajsh, dhe ne si ministri jemi në një proces, dhe ka mundësi që Kosova të shkojë në arbitrazh për këtë rast”, tha ndër të tjera ai.