×
  • Lajme
  • Lajme

    Nitaj kundër bordeve të reja, propozon shkarkimin e bordit të Infrakosit

    FrontOnline
    15 Mars 2021

    Ministri në detyrë i Ekonomisë, Muharrem Nitaj ka dalur edhe një herë kundër emërimit të bordeve të reja. Nitaj poashtu ka propozuar shkarkimin e bordit të Infrakosit për shkak që sipas tij ata kanë zgjedhur kryeshefin e ri duke bërë shkelje të kritereve të konkursit.

    “Shumicës së bordeve të ndërmarrjeve publike u ka kaluar mandati, por unë si Ministër i Ekonomisë dhe Ambientit, kam vendosur që të mos procedoj me rizgjedhjen e tyre, duke e konsideruar të arsyeshme që ky proces t’i mbetet qeverisë së re.

    Unë nuk kam proceduar me zgjedhjen e bordeve të reja, edhe në rastet kur kanë përfunduar të gjitha procedurat e rekrutimit, intervistimit dhe poentimit, siç është rasti me Bordin e Telekom-it.

    Po ashtu kam mbështetur sugjerimet partnerëve në procesin e rekrutimit, që në disa raste të ndërpritet edhe procesi i intervistimit të kandidatëve që tashmë kanë aplikuar në konkurset e rregullta për anëtarë të bordeve të ndërmarrjeve publike.

    U kam sugjeruar bordeve të përkohshme që të mos shpallin konkurse për zgjedhjen e kryeshefave ekzekutivë.

    Siç jeni në dijeni, Bordi i përkohshëm i Infrakos-it e ka zgjedhur kryeshefin ekzekutiv të Infrakos-it, edhe pse Zyra ligjore e Njësisë për Politika dhe Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike ka konstatuar se ka munguar bashkëpunimi me aksionarin dhe ka pasur shkelje të kritereve të konkursit.

    Unë si Ministër u kam kërkuar që procesin ta rikthejnë në pikën zero, por pavarësisht kësaj ata kanë proceduar tutje, duke mos përfillur kërkesat e Ministrisë që është aksionar i kësaj ndërmarrjeje.

    Për më tepër ky Bord e ka zgjedhur kryeshefin ekzekutiv të Infrakos-it për një mandat 5 vjeçar, ndërkohë që me Ligjin për Ndërmarrjet Publike, në nenin 15.1 përcaktohet që secili drejtor zgjedhet në mandat prej 3 vitesh.

    Kam kërkuar takim urgjent me Bordin e Infrakos-it për të marrë shpjegimin e tyre, gjë që nuk është realizuar me arsyetimin se kryetari i Bordit nuk ndodhet në Kosovë.

    Po ashtu kam kërkuar interpretim ligjor edhe në rastin e Postës, nëse ka pasur shkelje në procesin e zgjedhjes së Kryeshefit Ekzekutiv dhe jam në pritje të tij.

    Si ministër, në përputhje me Ligjin për Ndërmarrjet Publike, interpretimin ligjor dhe kompetencat që kam, qysh sot do të propozoj të hyjë në rend dite të mbledhjes së radhës të Qeverisë, shkarkimi i Bordit të Infrakos-it” thuhet në reagimin e Nitajt.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Nëntor 2024
    Rrahman Jasharaj, kryetar i SBASHK-ut, ka kritikuar doracakët për edukimin seksual të publikuar nga MAShT, duke i cilësuar ato si të dëmshme...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Albana Bytyqi, deputete e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka reaguar ndaj doracakut për edukimin seksual të vitit 2023, duke e...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Të akuzuarit Orhan dhe Albert Ademaj, së bashku me avokatët e tyre, Blerim Mazreku dhe Klodian Krasniqi, kanë kërkuar përjashtimin e kryetares...
    Të tjera
    Opinione15 Nëntor 2024
    Burimi: The Daily Telegraph, Con Coughlin. Ardhja e pashmangshme e Donald Trumpit në Shtëpinë e Bardhë nuk ka vetëm ndikim të thellë...
    Ekonomi15 Nëntor 2024
    Kriptovaluta “Dogecoin”, logo e të cilës është një qen super i lezetshëm, ka përjetuar rritje që kur Donald Trump u shpall fitues...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Ndërrimi i gomave të verës me ato të dimrit në veturë për të gjithë shoferët do të fillojë nga sot dhe do...
    Lifestyle15 Nëntor 2024
    Historia e çajit të rozmarinës është po aq e lashtë sa vetë bima. Kjo barishte është përdorur që në lashtësi për t’i...
    Lifestyle15 Nëntor 2024
    Dashi Mund të përballeni me disa tensione sidomos lidhur me sferën familjare dhe sentimentale. Do të jeni nën ndikimin e favorshëm të...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Sot, nesër e pasnesër, FSK-ja do të zhvillojë trajnime në terren në fshatrat Butovc dhe Zllatar të Komunës së Prishtinës. Gjatë kësaj...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.