Nënkryetari i AAK-së, Muharrem Nitaj ka reaguar pas kërcënimit të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq i cili deklaroi se mund të ketë luftë në Kosovë.
Nitaj për kërcënimet e Vuçiqit thotë se ilaç është veç taksa 100%.
Ai kërkon nga Qeveria ta shqyrtojë mundësinë e rikthimit të taksës ndaj produkteve serbe nëse vazhdojnë kërcënimet e Serbisë.
Por ai thotë se një herë duhet të njoftohen zyrtarisht SHBA, BE e NATO për shqyrtimin e kësaj mundësie.
Ky është reagimi i tij i plotë:
Per kercenimet me lufte te Vuçiqit, ilaç eshte veç TAKSA 100% – t’kota jane deklarimet tjera.
Qeveria e Kosoves duhet me urgjence te shqyrtoje mundesine e rivendosjes se takses, ndaj te gjitha produkteve te Serbise, nese deklarimet publike – kercenuese dhe luftenxitese te krereve te Serbise vazhdojne ndaj Kosoves.
Paraprakisht, te njoftohet zyrtarisht edhe ShBA, BE & NATO se Kosova seriozisht po e shqyrton mundesine e rikthimit te takses, nese Serbia vazhdon ta kultivoje frymen destabilizuese dhe kercenon me lufte Kosoven.