Pas deklaratave të mbrëmshme të Mimoza Kusari-Lilajt nga VV se autostrada për Dukagjinin nuk është e nevojshme, ka reaguar nënkryetari i Aleancës, njëherësh ministër i Ekonomisë dhe Ambientit, Muharrem Nitaj nëpërmjet një postimi në Facebook.
Ai tha se është i pakuptueshëm kundërshtimi i projekteve të mëdha siç është autostrada e Dukagjinit.
“I pakuptueshëm kundërshtimi i projekteve të mëdha siç është autostrada e Dukagjinit e cila e lidhë Kryeqytetin me një pjesë që ka mbi 600 mijë banorë! Aq më shumë kur kjo pjesë ka potenciale të jashtëzakonshme për zhvillimin e turizmit, edhe përmes qendrave të skijimit në bjeshkët e Pejës dhe të Deçanit e shumë projekteve të tjera zhvillimore. Rreth 600 mijë banorë të Dukagjinit janë Kosovë, dhe askush s’ka të drejtë t’iu mohojë zhvillimin. Ka kaluar koha kur pushtetarët i orientojnë investimet sipas qejfit të tyre. Dukagjini është i fundit që nuk është përfshirë në infrastrukturën moderne rrugore”!, ka shkruar Nitaj në Facebook./FrontOnline/