×
  • Lajme
  • Lajme

    Nitaj i AAK-së pas takimit përgatitor të kuvendit: Krijimi i Qeverisë i komplikuar, konstituimi i Kuvendit mund të çojë në zgjedhje të reja

    FrontOnline
    08 Prill 2025

    Sekretari i Përgjithshëm i AAK-së, Muharrem Nitaj ka folur pas takimit të sotëm me kryeparlamentarin në detyrë, Glauk Konjufca.

    Nitaj ka thënë se procesi i krijimit të qeverisë është tejet i komplikuar.

    “Deri më tani nuk ka shenja se VV i ka siguruar numrat e nevojshëm për krijimin e qeverisë”, ka thënë Nitaj.

    Ai u shpreh se gjithçka mbetet e hapur për opozitën.

    “Gjithçka mbetet e hapur për opozitën, e cila si e bashkuar, e ka shumicën, sado që formulë njëkohësisht e komplikuar edhe kjo. Duket që edhe konstituimi i Kuvendit do të jetë një veprim, po ashtu i komplikuar”, tha Nitaj.

    Sekretari i AAK-së tutje u shpreh se në mbledhjen e sotme me Kryetarin e Kuvendit, u tha se sipas Rregullores, Kuvendi konsiderohet i konstatuar pasi që të zgjidhen Kryetari dhe pesë nënkryetarët, përfshirë edhe dy nënkryetarët nga radhët e pakicës serbe dhe komuniteteve të tjera jo shumicë.

    “Sipas kësaj logjike, është e mundur që konstituimi i Kuvendit të jetë në dorën e Listës Serbe! Krejt po duket se dikush po punon që të bëhet llugë e vendi të shkojë prapë në zgjedhje”, tha Nitaj.

    Nga Rubrika
    Lajme29 Prill 2025
    Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, është takuar sot me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, Milan...
    Lajme29 Prill 2025
    Pas më shumë se dy javësh në arrati, sot është arrestuar një person i dyshuar për plagosje. Ngjarja kishte ndodhur më 11...
    Lajme29 Prill 2025
    Kryetari i qytetit të Kievit, Vitali Klitschko, ka falënderuar kryetarin e LDK’së Lumit Abdixhiku, për mbështetjen e shtetit të Kosovës i ka...
    Të tjera
    Bota/Rajoni29 Prill 2025
    Ministri për Çështjet Evropiane i Republikës Çeke, Martin Dvorak, kërkoi që Bashkimi Evropian të angazhohet më intensivisht në procesin e zgjerimit, duke...
    Sport29 Prill 2025
    Një ish-yll i Real Madridit ka bërë një koment të ashpër ndaj Arsenalit përpara përballjes së tyre në Ligën e Kampionëve kundër...
    Lajme29 Prill 2025
    Inspektorati për Trashëgimi ka dalë në sheshin “Xhorxh Bush” në Prishtinë, ku ka vendosur shiritat dhe ka ndërprerë punimet e Komunës. Të...
    Lajme29 Prill 2025
    Njohësi i fushës së shëndetësisë, Bujar Vitija, për Front Online  ka thënë se nuk do të duhej që QKUK të udhëhiqej me...
    Lajme29 Prill 2025
    Shefki Berisha nga rrjeti i OJQ-ve AVONET për Front Online ka ngritur shqetësime serioze lidhur me praktikat e disa institucioneve publike që...
    Lajme29 Prill 2025
    Eugen Cakolli nga KDI, ka thënë se deputetët e rinj do të marrin rreth 750 euro bruto për gjashtë seancat e mbajtura...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.