Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj, gjatë një emisioni televiziv ka folur për postin e presidentit pas kalimit të mandatit të presidentit aktualë, Hashim Thaçi, raporton portali FrontOnline.
I pyetur se a do ta voton kjo parti ndonjë kandidat tjetër për president të vendit në qoftë se partitë tjera dakordohen për një kandidat të përbashkët, Nitaj tha se si parti nuk e votojnë asnjë kandidat tjetër përveç Ramush Haradinajt.
“AAK-ja e ka kandidatin e vetë për president ne nuk votojmë kandidat tjetër”, tha ai.