Nënkryetari i AAK-së, Muharrem Nitaj pas mbledhjes së kryesisë së kësaj partie, ka deklaruar se Aleanca do të mbetet opozitë konstruktive.
“Sapo e përfunduam mbledhjen e kryesisë që u mbajt pas takimit që pati kryetari Haradinaj me festuesin e zgjedhjeve të 14 shkurtit, z.Albin Kurti. Kemi diskutuar për procesin e krijimit të institucioneve dhe zgjedhjet komunale. Qëndrimi i AAK-së mbetet që të jetë opozitë konstruktive në temat nacionale”, tha Nitaj.
Nitaj u shpreh se do të jenë konstruktiv në funksionim si parti qoftë në Kuvend, qoftë në selinë e AAK-së.
Ai shtoi se fituesi i këtyre zgjedhjeve është LVV-ja dhe atyre ju takon që të gjejnë formulën për krijimin e institucioneve dhe zgjedhjen e presidentit.
https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/1318518411838773