Në “Big Brother VIP Albania”, të dielën mbrëma është zhvilluar loja për vajzat: pyetje apo dënim.
Lojës i’u bashkangjitën edhe djemtë, ku Luizi ka bërë disa pyetje ndaj banorëve të tjerë.
Ai pyeti këngëtaren nga Kosova, Nita Latifin, nëse u bë xheloze kur banori i ri Shpati, po ashtu nga Kosova, filloi të afrohej me Deamishelin.
Nita zbuloi se ajo njihet prej vitesh me Shpatin dhe se kanë qenë disa herë në takime.
Ajo theksoi se kanë tentuar të krijojnë diçka më shumë, por nuk iu shkoi dhe se ka ndodhur vetëm një puthjes mes tyre.
“Para katër viteve unë me Shpatin kemi dalë në një takim. Thjesht ka ndodhur një puthje. Para disa viteve, ka qenë personale.”, tha këngëtarja.
“Kemi dalë disa herë, shumë shpesh, kemi qenë shumë shokë. Tendenca ka qenë të kemi diçka, por nuk ka ecur. Nuk ka ndodhur”, vazhdoi ajo.