Nissan filloi shitjen e X-Trail-it të ri në Japoni më 25 korrik, ndërsa promovimi i versionit evropian të këtij SUV do të ketë premierë më 6 shtator.
Versioni japonez (në foto) është i disponueshëm vetëm në formë të elektrizuar, me makinë hibride në versionet 2WD dhe 4WD (e-4ORCE). Siç pritej, i njëjti konfigurim do të ofrohet edhe në Evropë.
X-Trail i ri është ndërtuar në platformën CMF-C, ndërsa motori hibrid kombinon një motor turbo me benzinë 1.5 litra me sistemin e-POWER të gjeneratës së dytë. Nissan thotë se sistemi hibrid është përmirësuar për sa i përket “fuqisë dhe qetësisë” në krahasim me paraardhësin e tij.
Nissan thekson se motori 1.5 litërsh me djegie të brendshme nuk është i lidhur me rrotat, duke kufizuar rolin e tij vetëm si gjenerator për motorët elektrikë.
Variantet 4WD të SUV-së kanë sistemin elektrik me katër rrota e-4ORCE me dy motorë elektrikë, të ngjashëm me atë të përdorur nga Ariya tërësisht elektrik, duke ofruar performancë të përmirësuar në të gjitha kushtet e rrugës. X-Trail përmban gjithashtu teknologjinë e-Pedal Step që aplikon frenim rigjenerues.
Në Japoni, X-Trail i ri është i disponueshëm në 12 ngjyra, duke përfshirë Cardinal Red dhe pesë konfigurime me dy ngjyra.
Pjesa e brendshme përmban një panel instrumentesh dixhitale 12,3 inç me dy mënyra ekrani, një ekran me prekje 12,3 inç, plus një ekran ballor 10,8 inç.
Për versionin me pesë vende, Nissan thotë se ka bagazhin më të madh në segment, dhe ka gjithashtu një variant me shtatë vende. Pajisjet përfshijnë Nissan Safety Assist 360 me kamera, radar dhe sonar që monitorojnë mjedisin, plus një listë të gjatë funksionesh gjysmë autonome si pjesë e paketës ProPILOT të Nissan.
Në çdo rast, së shpejti presim më shumë detaje rreth versionit evropian./FrontOnline/