Nissan ka përgatitur gjithashtu një version hibrid të crossover-it të tij Juke për vitin e modelit 2022. Tani për tani, të dhënat e publikuara thonë se Juke Hybrid kombinon një motor 1.6 litërsh me katër cilindra benzinë me 95kf dhe 148 Nm, një motor elektrik me 5 kf dhe 205 Nm, një bateri 1.2 kWh dhe një gjenerator Starter me 15 kW.
Prodhuesi japonez premton deri në 40 për qind konsum më të ulët të karburantit në trafikun e qytetit dhe në ciklin standard Juke Hybrid do të konsumojë deri në 20 për qind më pak karburant.
Makina mund të lëvizë vetëm në modalitetin elektrik (me shpejtësi deri në 55 km/h), por nuk specifikohet se sa km mund të kalojë në atë modalitet. Nissan ka përmirësuar gjithashtu efikasitetin aerodinamik të këtij varianti hibrid (ndryshime në mbulesë të motorit, spoilerin e pasmë …), dhe gjithashtu ka rrota të reja 17 inç dhe shenja hibride.
Sa i përket vëllimit të bagazhit, ai varion nga 354 në 1237 litra me karriget e pasme të palosura. Juke Hybrid do të jetë i disponueshëm në tregun evropian nga vera, por ende nuk dihet se me çfarë çmimi./FrontOnline/