Gjenerata e re Nissan Z quhet Fairlady Z në Japoni, dhe mund të shihet në një edicion të modifikuar në panairin e sivjetmë të Tokios. Për sa i përket dimensioneve, vetura është e gjatë 4380 mm, e gjerë 1845 mm dhe e lartë 1315 mm, baza e rrotave është 2550 mm, ndërsa rrotat janë 18 dhe 19 inç.
Nën kapakun e motorit është një motor 3.0-litërsh V6 me dy turbo me 298 kW / 405 kuaj fuqi dhe 475 Nm çift rrotullues (klientët japonezë kanë akses në transmision manual me 6 shpejtësi dhe automatik me 9 shpejtësi opsionale).
Ky model unik Fairlady Z Customized Proto përmban një ngjyrë portokalli të habitshme, elementë të zi (spoiler përpara, qendra e kapakut të motorit, çati, pasqyra), zgjatime parafango, rrota të zeza, goma me mbishkrim të bardhë NISSAN Z, pincë frenash portokalli, shirita garash anësor, spoiler dhe një sistem i ri shkarkimi.
Lëkurë, qepje me kontrast, panel instrumentesh dixhitale 12,3 inç, sistem modern info-argëtues, Android Auto dhe Apple CarPlay ofrohen për brendësinë./FrontOnline/