Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Endrit Shala, mbështetur edhe nga gjashtë deputetë, ka iniciuar në Kuvend debat parlamentar në lidhje me vazhdimin e Qeverisë së Serbisë që të mbajë të fshehur të vërtetën për fatin e mbi 1600 civilëve shqiptarë, të rrëmbyer nga ky shtet gjatë luftës gjenocidare në Kosovë, që ende konsiderohen të zhdukur.
Ky debat parlamentar do të mbahet në seancën e nesërme të Kuvendit të Kosovës.
Në mocionin përmbajtësor të propozuar nga iniciuesit e këtij debati, ndër të tjera thuhet që në emër të përfaqësuesve legjitimë të popullit të Kosovës t’i kërkohet BE-së dhe SHBA-së, por edhe institucioneve relevante ndërkombëtare që të ndërhyjnë energjikisht për ta detyruar Serbinë të ndriçojë tërësisht fatin e tyre.