Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate dhe AKR-së, i janë bashkuar edhe katër deputetë të grupit Parlamentar tashmë të shuar 6+.
Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar shefi i Grupit Parlamentar të Nismës, Endrit Shala.
Shala tha se Grupi i ri Parlamentar do të quhet “Nisma-AKR-6+”.
Tutje Shala konfirmoi se deputetët, Duda Balje, Fikrim Damka, Fidan Jilta dhe Albert Kinolli do të funksionojnë në kuadër të këtij grupi të ri parlamentar.