Bilall Sherifi nga Nisma Socialdemokrate e Kosovës është shprehur i bindur që kjo parti do të arrijë të hyjë në parlament, pavarësisht se ai thotë se dikush po mundohet ta ndalojë këtë parti.
“Ne kemi bindjen e plotë, jemi duke punuar vazhdimisht me strukturat tona anekënd Kosovës duke i mobilizuar në funksion të zgjedhjeve duke shkuar fshat më fshat, lagje më lagje”, ka thënë Sherifi në Edicionin e Analizës në Klan Kosova.
“Ne do ta bëjmë punën tonë. Qytetari e ka fjalën më 14 shkurt”.
Sipas Sherifit, ata janë duke e përçuar një mesazh te simpatizantët dhe votuesit e Nismës të cilët ai thotë se janë të vetëdijshëm për vështirësitë nëpër të cilat është vënë kjo parti.
“Për aq sa na jemi t’u e pa, ka një mobilizim të jashtëzakonshëm pikërisht edhe për faktin se dikun nëpër zyre të ndryshme është marrë vendimi për të mos e lanë Nismën të hyjë sërish dhe të rikonfirmohet si parti parlamentare”.
Mirëpo, në fund Sherifi u deklarua i bindur se kjo parti sërish do të zë ulëse në parlamentin e Kosovës.
“Jemi të bindur që Nisma Socialdemokrate do të arrijë të rikonfirmohet si parti parlamentare për herë të katërt”.