NISMA Socialdemokrate përmes një reagimi në faqen zyrtare, thuhet se dënon aktin kriminal të vjedhjes së mbi dy milionë eurove nga buxheti i Kosovës.
“NISMA Socialdemokrate jo vetem që distancohet, por është e pakompromis në luftën kundër krimit ndaj kujdo qoftë që zgjedh të përfshihet në veprime të tilla kriminale, pa dallime, qoftë votues apo anëtar i yni, të tillët nuk kanë vend në familjen tonë politike”, shkruan ky subjekt politik.
Tutje thuhet se tendencat për të njollosur partinë politike përmes veprimeve kriminale të individve është veprim i papërgjegjshëm që për qëllim nuk ka luftën kundër krimit, por dëmtimin e një subjekti politik!
“Edhe njëhërë i bëjmë thirrje organeve të drejtësisë që të angazhohen me vendosmëri të madhe dhe sa më shpejt që është e mundur t’i vënë para drejtësisë të gjithë ata që kanë qenë të përfshirë në planifikimin dhe kryerjen e këtij krimi të rëndë financiar”, përfundon NISMA.