×
  • Lajme
  • Lajme

    NISMA: Bashkimi Evropian duhet të ndërmerr masa urgjente kundër kriminelëve si Ivica Daqiq

    FrontOnline
    09 Tetor 2020

    Bashkimi Evropian duhet të ndërmerr masa urgjente kundër kriminelëve si Ivica Daçiqi dhe të tjerët

    Deklarata e kriminelit Ivica Daçiq drejtuar serbëve: “që të mos tregojnë se ku gjenden varrezat masive të shqiptarëve” përbën kërcënim të hapur ndaj tyre nga ana e tij!

    Dihet botërisht se strategjia e fshehjes së krimit të gjenocidit ka për qëllim shmangien nga përgjegjësia e drejtpërdrejtë apo e tërthortë e atyre që janë̈ të përfshirë në kryerjen e krimit më të shëmtuar dhe më të përbindshëm që njeh historia njerëzore.

    Rikujtojmë se në kohën kur Serbia kreu gjenocid në Kosovë, Aleksandar Vuçiq, në cilësinë e Ministrit të Informatave në qeverinë e atëhershme të Serbisë, dhe Ivica Daçiq, në cilësinë e zëdhënësit të Partisë Socialiste të Millosheviqit, ishin dy figurat politike më të angazhuara në strategjinë e fshehjes së gjurmëve të gjenocidit që ky shtet kishte kryer kundër shqiptarëve.

    Pas përfundimit të luftës dhe tërheqjes së forcave serbe nga Kosova, shteti serb vazhdoi strategjinë e njëjtë të mohimit të gjenocidit. Kështtu, 22 vjet pas kryerjes së masakrave në Abri, në Prekaz, në Reçak, në Izbicë, në Rezallë, në Krushë të Madhe e në Krushë të Vogël, në Meh, në Rugovë të Hasit, dhe shumë akteve gjenocidare anekënd Kosovës, ende jetojnë të lirë vrasësit e 1392 fëmijëve, të 1739 grave dhe mijëra civilëve të tjerë të moshave të ndryshme dhe ata që zbatuan dhunë seksuale ndaj mbi 20 000 grave shqiptare.

    Në kohën kur shumëkush pret përmbylljen e dialogut me Serbinë dhe ndriçimin e fatit të mbi 1600 civilëve shqiptarë të zhdukur nga forcat serbe, ish zëdhënësi i Sllobodan Millosheviqit, Ivica Daçiq, tani në cilësinë e liderit të Partisë Socialiste të Millosheviqit, dhe nga funksionet më të larta të shtetit serb drejtoi gishtin kundër atyre qytetarëve të Serbisë që tregojnë se ku janë të fshehura kufomat e civilëve shqiptarë, të vrarë gjatë zbatimit të gjenocidit në Kosovë.

    Ky drejtim gishti kundër atyre që nuk pajtohen me vazhdimin e fshehjes së gjurmëve të gjenocidit që ka kryer Serbia në Kosovë është kërcënim i drejtpërdrejt ndaj jetës së tyre dhe shprehje e vendosmërisë së politikanëve serbë për fshehjen e varrezave masive në Serbi.

    NISMA Socialdemokrate kërkon nga përfaqësuesit e institucioneve relevante ndërkombëtare:

    – Që të ndërhyjnë energjikisht që të detyrohet Serbia të ndriçojë fatin e mbi 1600 civilëve që ende vazhdojnë të trajtohen si “të zhdukur”. Deklarata e Ivica Daçiqit konfirmon faktin se udhëheqësit politikë të Serbisë i dinë saktësisht vendet ku gjenden varrezat masive me civil shqiptarë;

    – Që të merr në mbrojtje dëshmitarët e varrezave masive në Serbi dhe të ndihmojë në ndriçimin e plotë të krimit të gjenocidit ndaj shqiptarëve në Kosovë;

    – Që të ndërpresë komunikimin me Ivica Daçiqin dhe përfaqësuesit e shtetit serb që ishte shndërruar në ndërmarrje kriminale dhe që vazhdon të fshehë gjurmët e gjenocidit;

    Pa ndriçimin e plotë të krimit të gjenocidit dhe pa ndëshkimin e tërësishëm të pjesëtarëve të ndërmarrjes kriminale serbe që kreu gjenocid ndaj shqiptarëve në Kosovë nuk ka as paqe dhe as stabilitet të qëndrueshëm në këtë pjesë të Evropës.

    Afër dhjetë mijë banorë të fshatrave të Skenderajt përfitojnë nga rrjeti i ri elektrik
    Nga Rubrika
    Lajme12 Shtator 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se për të gjitha kërcënimet e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq karshi Kosovës, i njofton liderët...
    Lajme12 Shtator 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka folur për kërcënimet e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i cili tha se nesër mund ta shpallë...
    Lajme12 Shtator 2024
    Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ardian Gjini, ka konfirmuar se kryetarët e komunave nga radhët e AAK-së do të...
    Të tjera
    Lajme12 Shtator 2024
    Presidenti i Serbisë mund ta shpallë Kosovën një territor të pushtuar. Kështu raportojnë media të shumta në Beograd lidhur me konferencën që...
    Lajme12 Shtator 2024
    Deputeti i VV-së, Dimal Basha, ka publikuar një fotografi me Shefen e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, Ministren e Drejtësisë Albulena...
    Lajme12 Shtator 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i, ka mbajtur sot një trajnim për kontrollin e trazirave. Sipas njoftimit, trajnimi u krye nga ushtarët...
    Lajme12 Shtator 2024
    Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj  ka deklaruar se shtatorja e ish-presidentit historik Ibrahim Rugova, do të vendoset...
    Sport12 Shtator 2024
    Arijanet Muric është pika e fortë e Kosovës tani e gjashtë vite, pasi ai me pritjet e tij i ka dhënë shumë...
    Lajme12 Shtator 2024
    Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se historia e Kosovës është histori e besimit në demokraci. Në fjalimin e saj në Postdam të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.