Qyteti i Prizrenit do të bëhet edhe me një xhami të re.
Një gjë të tillë e ka bërë të ditur Bashkësia Islame e Kosovës, përmes një postimi në llogarinë e tyre.
Sipërfaqja e xhamisë, punimet e të cilës filluan sot në lagjen “Bajër”, do të jetë 600 metra katrorë, sipas BIK’ut.
Postimi i plotë:
Edhe një xhami e re, në qytetin e Prizrenit!
Me Kuran, dua e tekbire, filluan punimet për ndërtimin e xhamisë së re, në lagjen “Bajër” të Prizrenit.
Truallin e xhamisë e kanë dhuruar vëllezërit Rototo (Bedredin, Osman, Mahmut e Xhoshkun) nga Prizreni, në sipërfaqe prej 600 m2. Ndërsa, investimin e bëjnë bamirësit e Prizrenit, sikurse edhe xhamitë e tjera.