Sot kanë filluar punimet në stadiumin e parë të atletikës në Kosovë.
Kjo u bë e ditur nga zëvendësministrja e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani në llogarinë e saj në Facebook.
“Me investim prej 3.5 milionë euro, ky stadium modern në Kamenicë do të jetë qendra e atletikës për Kosovën dhe rajonin”, thuhet ndër tjera në postimin e Osmanit.
Ky stadium do të jetë gati për Lojërat Mesdhetare që mbahen në Kosovë në vitin 2030.