Kanë rifilluar kërkimet për gjetjen e personit që dyshohet se u hodh te Ura e Fshajtë.
Këtë e kanë bërë të ditur për “Front Online” nga Policia e rajonit të Gjakovës.
Ato ishin ndalur ditë më parë shkaku i kushteve të papërshtatshme atmosferike që mbretëruan në vend.
“Sot me date 27.01.21 rreth ores 11:30 njesiti kerkim -shpetimit I FSK-se ka dale ne vend te ngjarjes tek Ura e Fshejt ne fshatin Xerxe , 10 pjesëtare të FSK-se te specjalizuar ne gjetjen e trupit te zhdukur para dy dite ne lumin Drini I Bardhe. Të njejtit kanë vendosur nje tend afer Seperacionit “ Vllezrit Morina”, ne kete operacion jane edhe njesiti i Hetimeve Rajonale si dhe patrulla e ekipit reagues e stacionit policor Rahovec”, thuhet në përgjigjen e Policisë.