Ministrisë së Drejtësisë së Kosovës veç i janë dorëzuar kërkesat e para për mbulimin e një shume të caktuar të mbrojtjes juridike të personave që po përballen me drejtësinë në Hagë.
Këtë e ka konfirmuar për RTK-në, ministri i Drejtësisë, Selim Selimi.
Ai ka thënë se MD –së i janë alokuar gjithësej shtatë milionë, dhe 13 të tjera që janë në rezerva të shtetit, pra gjithësej 20 sosh.
Selimi shton se publike do të bëhen shumat e ndara, mirëpo jo emrat për të cilët janë ndarë ato mjete.
“Ministrisë se Drejtësisë i janë alokuar 7 milionë euro dhe 13 milione janë në rezerva të shtetit. Gjithësej 20 milionë. Këto mjete do të shfrytëzohen për 3 cështje: për ndihmes së të akuziarvë për mbrojtje, familjeve të tyre për vizita në Hagë pasi ajo është gjykatë e Kosovës, dhe e treta e drejra e kompensimit ne rast të pafajësisë së tyre. Ne jemi duke pranu kërkesa, dhe do ti bëjme publike shumat që janë ndarë pasi e kemi obligim, jo emrat pasi ianë informacione te kualifikuara”, ka thënë ai.
Ai gjithashtu shton se në një takim me shefin e EULEX-it ka shprehur shqetësimin e tij për bastisjet e Speciales në shtëpitë e ish-krerëve të UÇK-së.
Siç është shprehur Selimi, aty është përdorur forcë jo-proporcionale.