Policia e Kosovës bashkë me prokurorinë janë duke hetuar tri vdekje që janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në tri qytete të Kosovës.
Në rastin e parë në Prishtinë raportohet se është gjetur pa shenja jete në banesën e tij viktima mashkull kosovar, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kujdestar.
Policia bën të ditur se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
Rasti i dytë në Gjilan është raportuar se viktima mashkull kosovar ishte dërguar në Qendrën Emergjente në Gjilan për shkak të gjendjes shëndetësore, mirëpo nga mjeku kujdestar ishte konstatuar vdekja e tij.
“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe me vendim të tij trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.
Po ashtu edhe në Prizren, raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar.
“ Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësite përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit , trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.