×
  • Hulumtime
  • Hulumtime

    Nisin hetimet për tenderin 400 mijë € më të shtrenjtë, MSH-ja favorizoi kompaninë ku punon djali i kryeprokurorit

    FrontOnline
    06 Maj 2021

    Policia e Kosovës ka nisur hetimet për tenderin e Ministrisë së Shëndetësisë për furnizim me insulina Analoge, ku për kontratë është rekomanduar kompania me e shtrenjtë për 400 mijë €. Në këtë të fundit është i punësuar djali i kryeprokurorit të Kosovës, Aleksandër Lumezi, përderisa është refuzuar oferta e kompanisë vendore që përfaqëson produktet e brendit të njohur amerikan “Eli Lilly”.

    Për këtë skandal që e dëmton buxhetin e Kosovës për gati gjysmë milioni euro,  të enjten që lamë pas portali “Front Online” ka publikuar hulumtimin të mbështetur në dokumente zyrtare.

    “Policia e Kosovës në bashkëpunim me autoritetet e drejtësisë është duke e trajtuar rastin”, janë përgjigjur shkurt për Front Online nga zyra për informim e Policisë së Kosovës.

    Portali Front Online kishte siguruar dosjen e këtij procesi të prokurimit, ku njoftimi për kontratë ishte publikuar më 14 dhjetor të vitit 2020, me ç’rast kishin aplikuar 3 kompani.

    Kompania “PHARMA LEADER” për lotin I kishte aplikuar me çmim prej 1,097,467,36 €, për lotin II, nuk ka aplikuar fare, deri sa për lotin III ka aplikuar me çmim prej 4,109,006,12 €.

    Kompania “LEGO” në këtë proces të prokurimit për lotin I ka aplikuar me çmim prej 1,165,730,88 €, për lotin II me çmim prej 876,782,40 €, si dhe për lotin III me çmim prej 4,579,144,12 €.

    Deri sa Operatori tjetër Ekonomik “MEDITECH” për lotin I kishte aplikuar me çmim prej 1,144,726,72 €, për lotin II ka aplikuar me çmim prej 913,315, deri sa për lotin III ka aplikuar me çmim prej 4,456,908,24 €.

    Bazuar në procesverbalin e hapjes së tenderëve, shihet se kompania “PHARMA LEADER”, e cila në vendin tonë sjellë insulinat e prodhuesit amerikan “Eli Lilly”, kishte ofertuar me çmim prej rreth 400 mijë euro më të lirë se sa operatoret tjerë që kanë qenë në garë, por Prokurimi i Ministrisë ka rekomanduar operatorin më të shtrenjtë, “Meditech”, raporton “Front Online”.

    Rekomandimi i komisionit të parë

    Më 8 shkurt të këtij viti komisioni i përbërë prej tre anëtaresh Afrim Bekteshi, Fatos Aliu, si dhe Besim Bajraktari për lotin I dhe III kishin rekomanduar që kontrata t’i jepej kompanisë “PHARMA LEADER”, për lotin II, ky komision kishte rekomanduar që kontrata t’i jepet kompanisë Meditech.

    Katërmbëdhjetë ditë më vonë, më 22 shkurt të këtij viti përmes letrës standarde Ministria e Shëndetësisë kishte njoftuar kompaninë “PHARMA LEADER”  se ishte shpallur fitues për lotin I dhe III të këtij procesi të prokurimi, deri sa për lotin II ishte shpallur kompania “MEDITECH”.

    E pa kënaqur me këtë epilog, kompania “MEDITECH” e cila prej më shumë se një dekade ka pasur në vendin tonë monopolin e furnizimit me insulina është ankuar në ministrinë e Shëndetësisë, e ku këta të fundit  në mënyrë automatike e kishin pezulluar këtë proces prokurimi, raporton “Front Online”.

    Më 1 mars të këtij viti udhëheqësi i divizionit të Prokurimit në këtë ministri Ismet Hyseni kishte aprovuar si pjesërisht të bazuar ankesës e kompanisë “MEDITECH”, me të nijetin vendim ai kishte anuluar vendimin për dhënie kontrate si kishte urdhëruar që lënda në fjalë të kthehet në rivlerësim.

    Rekomandimi i komisionit të dytë

    Tre ditë më vonë, respektivisht më 4 mars të këtij vit, MSH-ja kishte krijuar komisionin e dytë në përbërje: Arbëresha Haxhibeqiri, Adnan Klinaku anëtar si dhe Berat Marmullaku, anëtar. Këta në raportin e rivlerësimit kanë rekomanduar që kompania “PHARMA LEADER”  të shpallet e papërgjegjshme për lotin I dhe III, e ku kanë rekomanduar që kontrata t’i jepet kompanisë “MEDITECH”.

    E pa kënaqur me ketë vlerësim kompania e cila në fillim kishte qenë e rekomanduar për kontratë “PHARMA LEADER”  kishte bërë ankesë në ministrinë e Shëndetësisë, por e njëjta  nga drejtori i prokurimit Ismet Hyseni është refuzuar si e pabazë, e ku e ka lënë ne fuqi, vendimin për dhënie të kontratës.

    Ministria e Shëndetësisë si arsyetim për të nxjerr nga loja kompaninë që përfaqëson insulinat e prodhuesit amerikan, ka konsluduar se produktet e kompanisë “Meditech” janë të regjistruara në AKPM, kurse në dosje të tenderit kërkohet që kompanitë që aplikojnë në këtë proces prokurimi duhet ta kenë.

    “Autorizimi për Marketing ne Kosovë, me specifikimin e kërkuar te produktit. Ne rast se nuk ka paralele të regjistruar në Kosovë vlen UA 02  2014 dhe për dëshmi – Kopja e Certifikatës se Autorizim Marketingut ne një vend te BE (si dëshmi se produkti qarkullon ne BE)”, raporton “Front Online”.

    Gjatë vlerësimit të ofertave Ministria e Shëndetësisë ka anashkaluar kërkesën e dosjes se tenderit si dhe udhëzimin administrativ 02/2014,  i cili parasheh importin e produkteve pa paralele, gjë që e bënë të barabartë kompaninë “Pharma Leader”, produktet e të cilës janë pa paralele në Kosovë.

    Një gjë të tillë e kanë konfirmuar edhe përmes shkresës zyrtare zyrtarë të Agjencisë së Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicionale (AKPM).

    MSH nuk përfill rekomandimet e OSHP-së

    E pakënaqur me vendimin e ministrisë për refuzim të ankesës  si të pabazuar kompania “PHARMA LEADER” ka bërë ankesë në Organin Shqyrtues të Prokurimit Publik, e ku këta të fundit përmes vendimit të nxjerr më 25 mars të këtij viti kishin urdhëruar që njoftimi për dhënie të kontratës të anulohet si dhe lënda të kthehet në rivlerësim.
    Mirëpo, edhe pas rivlerësimit, e ku vendimi është publikuar më 28 prill është bërë vlerësim i njëjte sikurse ai paraprak, pra është rekomanduar për lotin I dhe III kompania “MEDITECH” me çmim prej 400 mijë euro më të lartë se sa çmimi që kompania tjetër “PHARMA LEADER” ka ofertuar në këtë proces prokurimi, raporton “Front Online”.

    Djali kryeprokurorit, punëtor në kompaninë Meditech

    Në kompaninë të rekomanduar për kontratë tash e një kohë është i punësuar edhe djali i kryeprokurorit të shtetit. Kjo shihet edhe në formularët e deklarimit të Pasurisë në  Agjencinë Kundër Korrupsionit që ka vetë dorëzuar kryeprokurori. Në formularët e AKK-së kryeprokurori ka vetë deklaruar se për punën që bën djali tij në këtë kompani brenda vitit në emër të pagës dhe bonuseve paguhet 9 mijë euro. Front Online  ka pyetur ministrinë e Shëndetësisë se a ka pasur pas presione gjatë vlerësimit të dytë, kur dihet se djali i kryeprokurorit të shtetit , si dhe djali i Shoqatës së Endokrinologëve të Kosovës janë të punësuar në kompaninë “Meditech”, e cila tashmë nga komisioni dytë, por edhe zyra e Prokurimit është rekomanduar për kontratë, por as pas disa ditë pritje nuk ka arritur të marrë përgjigje nga ta.
    Po ashtu “Front Online” ka pyetur Ministrinë e Shëndetësisë se pse vlerësimi i komisionit të dytë është krejtësisht tjetër prej vlerësimit të komisionit të parë, si dhe apo tenton  MSH-ja ta nxjerrë nga ky proces prokurimi  prodhuesin e njohur amerikan të Insulinave “Eli Lilly”, por as për këto pyetje nuk ka arritur të marrë përgjigje fare. Po ashtu, portali “Front Online” për këtë çështje iu ka dërguar pyetje edhe kompanisë “Meditech”, por as këta nuk janë përgjigjur fare, raporton “Front Online”.

    Zvarritet procesi për organizimin e furnizimit emergjent

    Burime të besueshme të “Front Online” brenda ministrisë së Shëndetësisë bëjnë të ditura se tenderi po fjalë po tenton të zvarritet me qëllim të organizimit të furnizimit emergjent me kompaninë që ka pasur monopol të furnizimit deri më tash. “ Po tenton të zvarritet procesi që të organizohet furnizim emergjent me çmimet që ka ky Operator Ekonomik prej kohës kur ky ka pasur monopol në furnizimin më insulina” bëjnë të ditura burime të “Front Online” brenda Ministrisë së Shëndetësisë.
    /Front Online/

    “Ky hulumtim është realizuar nga Instituti “iFront”, institucioni jo-profitabil që ka për qëllim promovimin e gazetarisë hulumtuese në Kosovë dhe rrjetizimin e gazetarëve në këtë fushë në rajon.  Përmbajtja e këtij hulumtimi është pronë intelektuale e “iFront” dhe çdo shpërndarje e kësaj përmbajtje është e mundur vetëm ne kontaktim paraprak të Enis Veliut, drejtorit ekzekutiv të institucionit, duke kontaktuar në e-mailin: [email protected]

     

    Ministria e Shëndetësisë refuzon insulinat amerikane, favorizon kompaninë ku punon djali i kryeprokurorit (Dokumente)

     

    Nga Rubrika
    Hulumtime19 Nëntor 2024
    Një tender në vlerë prej 15 milionë €, të cilin ia kishte dhënë Ministria e Punëve të Brendshme që udhëhiqet nga Xhelal...
    Hulumtime15 Tetor 2024
    Shkruajnë: Lavdim Hamidi & Aulona Konjuhi Qindra vetura zyrtare janë pajisur me targa civile gjatë dy viteve të fundit, kryesisht për shkak...
    Hulumtime19 Shtator 2024
    Një tender prej hiç më pak se 3.3 milionë euro për ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit në Komunën e Vushtrrisë po dyshohet...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Dhjetor 2024
    Presidenti Joe Biden vizitoi të martën një muze të skllavërisë në Angolë, ku mes tjerash të shfaqura janë edhe pranga dhe kamxhiku...
    Lajme04 Dhjetor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të takohet sot me shefin e ri të Këshillit Evropian, Antonio Costa, në Bruksel. Në faqen...
    Lajme04 Dhjetor 2024
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Valon Ramadani,për FrontOnline ka thënë se lufta hibride është një kërcënim gjithnjë e më i madh për Evropë,...
    Lajme04 Dhjetor 2024
    Aeroporti i Prishtinës “Adem Jashari” organizon sot një ngjarje vetëdijesimi kundër dhunës ndaj gruas. Ky organizim vjen me rastin e 16 ditëve...
    Lajme04 Dhjetor 2024
    Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë do të organizojë sot konferencën gjysmëditore të titulluar “E Ardhmja e Kujdesit Shëndetësor”. Ngarja do të fillojë...
    Vip04 Dhjetor 2024
    Nëna e reperit Eminem, Debbie Mathers, ka vdekur në moshën 69-vjeçare pasi humbi betejën me kancerin. Nënë e bir njiheshin botërisht për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.