×
  • Kronika
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Nisin hetimet për 16 policë të Rinasit, dyshohen për kalime ilegale të kufirit

    FrontOnline
    04 Qershor 2024

    Gjashtëmbëdhjetë punonjës të policisë kufitare në Aeroportin e Rinasit në Shqipëri dyshohet se janë përfshirë në një skemë korrupsioni për kalimin e personave drejt vendeve të Bashkimit Evropian, në mënyrë të paligjshme.

    Për tetë prej tyre tashmë është caktuar masë sigurie, ndërsa tetë të tjerë po hetohen në gjendje të lirë.

    Sipas një njoftimi nga Prokuroria e Tiranës, punonjësit e policisë dyshohet se, në bashkëpunim me pronarin e një agjencie udhëtimesh, kanë siguruar mundësi për kalimin e qytetarëve të dëbuar shqiptarë nga vende të ndryshme të Bashkimit Evropian, raporton Radio Evropa e Lirë.

    Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për njërin prej punonjësve të policisë kufitare; “arrest shtëpie” për tre të tjerë dhe “detyrim për t’u paraqitur në polici” për katër të tjerë.

    Dyshimet që bien mbi ta, kanë të bëjnë me “shpërdorim detyre” dhe “korrupsion pasiv”.

    Pronari i agjencisë që ka bashkëpunuar, u ndalua pak ditë më parë, pasi u kap me lëndë narkotike.

    Hetimet e vazhdueshme, pastaj, zbuluan skemën e grupit në fjalë.

    Sipas Prokurorisë në Tiranë, së paku 200 shtetas janë lejuar të kalojnë paligjshëm nga Aeroporti i Rinasit “Nënë Tereza” drejt vendeve të BE-së.

    Në një rast rezulton se është lejuar edhe kalimi i një të mituri pa prokurën e prindit.

    Grupi që mundësonte kalimin, thuhet se përfitonte një shumë prej 500 eurosh nga secili.

    Kjo veprimtari e paligjshme, sipas Prokurorisë në Tiranë, zgjati rreth një vit – nga muaji mars i vitit 2023 deri në mars të këtij viti.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni12 Janar 2025
    150 mijë njerëz janë urdhëruar të evakuohen në qarkun e Los Anxhelosit, në zonat e prekura nga zjarret në Palisades dhe Eaton....
    Bota/Rajoni12 Janar 2025
    Lundrimi detar për mjetet e vogla dhe ato të peshkimit është pezulluar në Vlorë. Shkak janë bërë kushtet hidrometeorologjike detare të përkeqësura...
    Bota/Rajoni12 Janar 2025
    Prokurori i Posaçëm, Jack Smith, ka dhënë dorëheqje nga Departamenti amerikan i Drejtësisë, pasi e ka dorëzuar raportin hetues ndaj presidentit të...
    Të tjera
    Zgjedhjet 202512 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës Lumir Abdixhiku, gjatë tubimit të hapjes së fushatës ka thënë se nëpër çdo cep...
    Vip12 Janar 2025
    Dy nga artistët më të dashur për publikun shqiptar, Melinda Ademi dhe Lumi B kanë bashkuar forcat dhe kanë sjell bashkëpunimin më...
    Vip12 Janar 2025
    Xuxi ka nisur këtë të diel me shumë disponim. Ai u pa tejet energjik por dhe pati një paralajmërim të çuditshëm për...
    Lajme12 Janar 2025
    Ushtarët e Batalionit Kinetik të Maqedonisë së Veriut, kanë kryer patrullime të motorizuara në Rahovec për disa ditë. Kështu bëri të ditur...
    Bota/Rajoni12 Janar 2025
    Lundrimi detar për mjetet e vogla dhe ato të peshkimit është pezulluar në Vlorë. Shkak janë bërë kushtet hidrometeorologjike detare të përkeqësura...
    Zgjedhjet 202512 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sot po qëndron në Komunën e Shtimes, ku ka takuar biznese të ndryshme. Hamza ka...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.