×
  • Sport
  • Sport

    Nishevci pas medaljes së fituar në Kroaci: Nuk do të ndalem duke luftuar për ëndrrat e mia

    FrontOnline
    23 Maj 2021

    Herolind Nishevci ka fituar për herë të parë medalje evropiane. Karateisti ynë fitoi të bronztën në Kampionatin Evropian të karatesë, që u mbajt në Poreç të Kroacisë.

    Nishevci në luftën për medaljen e bronztë mundi Asiman Gurbanli të Azerbajxhanit, kategoria plus 84 kilogramë.

    Deri tek medalja, Herolindi erdhi pas katër fitoreve, dy të shënuara në repesazh.

    “Jam shumë i lumtur. Është diçka për të cilën kam punuar shumë dhe kurrë nuk jam ndalur”, tha 29-vjeçari për Komitetin Olimpik të Kosovës.

    Medalja e bronztë është e dyta më e madhe, pas të bronztës të fituar në Kampionatin Botëror të Linzit të Austrisë, në vitin 2016.

    Tani i mbetet të fitojë normën olimpike për Lojërat Olimpike Tokio 2020.

    “Si të kthehem në Kosovë do të nis me përgatitjet për garën kualifikuese të për LO Tokio 2020, që mbahet në Paris. Mendoj se forma që kam, do të më shpërblehet me sukses. Sidoqoftë, unë nuk do të ndalem, duke u përgatitur dhe duke luftuar për ëndrrat e mia”, shtoi Nishevci.

    Në Evropianin e Poreçit, Kosova u përfaqësua me 14 garues.

    Afër medaljes ishte dhe Fortesa Orana (+68 kg), e cila të shtunën luftoi për medaljen e bronztë, por lëndimi i pësuar të mërkurën, e i cili iu shfaq edhe sot, bëri që ajo të mundet nga grekja, Elena Chatziliodou, e pesta në renditjen olimpike. Vendi i pestë vlerësohet sukses i madh për të.

    Elhami Shabani (-75 kg), zuri vendin e shtatë, duke iu afruar medaljes, ndërsa ekipi i femrave në kumite arriti deri në çerekfinale. Garuesit tjerë u ndalën kryesisht në luftën e parë ose të dytë.

    Drejtësinë me sukses në evropian e ndanë edhe katër gjyqtarët tanë ndërkombëtarë, Ardian Muhadri, Besart Vitia, Fidan Qorolli, Ali Vokshi, ndërsa veçohet ndarja e drejtësisë në finalen e ekiporeve (femrat), Turqi – Gjermani, nga Muhadri.

    Kampionatin nga afër e ndjeki edhe presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, i cili uroi Nishevcin për medaljen, me shpresën se suksesi nuk do të mungojë edhe në garën e Paris./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Sport17 Nëntor 2024
    Kombëtarja e Kosovës në grupmoshën U21 ka shënuar fitore edhe në miqësoren e dytë ndaj Maqedonisë së Veriut. Sot në Maqedoninë e...
    Sport17 Nëntor 2024
    Mircea Lucescu (79 vjeç), trajneri i kombëtares së Rumanisë, mbajti sot konferencën për shtyp para ndeshjes kundër Qipros, e cila do të...
    Sport16 Nëntor 2024
    Benjamin Imeri ka vazhduar serinë perfekte në boksin profesionist, duke fituar edhe duelin e shtatë në karrierë. Imeri kishte premtuar para përballjes...
    Të tjera
    Lajme17 Nëntor 2024
    Zyra e kryeministrit Albin Kurti e ka bërë të ditur agjendën finale për mbledhjen e përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Djali i Shkëlqen Haradinajt, Luan Haradinajt ia ka uruar ditëlindjen axhës së tij të ndjerë, Luan Haradinajt. Sot Luan Haradinaj do t’i...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Kryeministri Albin Kurti, ka vizituar Kombëtaren e Kosovës në prag të ndeshjes kundër Lituanisë në kuadër të Ligës së Kombeve. Vizita e...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Deputeti i PDK-së Xhavit Haliti, e ka kujtur ish-pjesëtarin e UÇK-së Luan Haradinaj, me rastin e ditëlindjes së tij. Ai tha se...
    Vip17 Nëntor 2024
    Driloni gjersa ishte duke qëndruar me Anisën e pyeti se sa lidhje ka pasur deri më tani. E ajo pati një përgjigje...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Javën që po hyjmë, në Kosovë pritet të mbizotërojë mot i vranët, me ngrica, reshje bore e me intervale me diell. Sipas...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.