Edhe Herolind Nishevci është në rrugë të mbarë për të fituar medalje të bronztë në Kampionatin Evropian të karatesë, që po mbahet në Poreç të Kroacisë.
Nishevci shënoi tri fitore në kategorinë +84 kilogramë, përcjell FrontOnline.
Në rundin e parë mundi sllovakun, Tomas Kosa, ndërsa në të dytin Ahamd Abu Basal të Izraelit.
Në çerekfinale humbi luftën të cilën ishte duke e fituar nga serbi Slobodan Bitevaq.
Në repesazh, Herolindi fitoi ndaj boshnjakut Rijad Dzuho.
I urojmë fat dhe suksese Nishevcit në luftën për medaljen e bronztë, që zhvillohet të dielën.
Të njëjtën ditë, për medaljen e bronztë lufton edhe Fortesa Orana (+68 kg)./FrontOnline/