[wp-story]

Lajme

Nisen për në Austri dy prej të lënduarve nga shpërthimi në Ferizaj

Nisen për në Austri dy prej të lënduarve nga shpërthimi në Ferizaj
13:34 | 09 Janar 2021

Enver Xhokli dhe Fidan Gashi, të cilët mbetën të lënduar pas shpërthimit të bombolës së gazit në një lokal në Ferizaj, janë nisur për shërim drejt Austrisë.

Në rrjete sociale janë publikuar pamje nga nisja e tyre, ku shihet se kanë dalë t’i përcjellin familjarët e tyre.Ndryshe, dërgimi i pacientëve të fundit po bëhet në kuadër të një marrëveshjeje ndërshtetërore mes Kosovës dhe Austrisë.

Për dërgimin e dy të lënduarve dje njoftoi edhe ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj, i cili njëherësh falënderoi shtetin austriak për gatishmërinë e dhënë për t’u dalë në ndihmë të lënduarve nga Ferizaj.

Miq tash sa u nisen per Austri, Fidani dhe Enveri🙏!Ministria realizoi edhe kete mbeshtetje nga shteti Austriak!Fondet e tubuara nga grupi ynë , Aferdita, Liridoni dhe Bardhyli, si Iniciative e qytetareve dhe bizneseve, do te analizojme situaten e gjithe te lenduarve nga shperthimi n Steak House, dhe do t ju ndihmojme te gjitheve me trajtime mjeksore, barna, terapi etj. Keto trajtime zgjasin shume kohe per disa te lenduar me shume se nje vit, dhasht zoti te shpetojne fillimisht! Prandaj na duhen fonde ti suportojme te gjithe edhe ata ne Turqi, Austri, Prishtine QKUK dhe N Spitalin e Ferizajit! Ka plot te shtrire, per hir te mireqenies nuk po publikojme foto te tyre sepse duken shume keq😢!Liridoni nga iniciativa jone, eshte ne Turqi me familjaret e Gencit, Edonit, Fatimes dhe Farukit dhe po i mbeshtet maksimalisht, ka shume shpenzime atje!Rruge te mbare Enverit dhe Fidanit!Zoti qofte me te gjithe te lenduarit, ai i pari pastaj ne te tjeret!

Posted by Aferdita Hoxha on Saturday, January 9, 2021

 

“M Sillosi” S’ka nëvojë për panik, grurë ka me bollëk

Të tjera