Ka nisur heqja e dy trupave të pajetë në Lagjen Emshir në Prishtinë.
Nga policia e Kosovës e kanë komfirmuar vrasjen e dyfishtë, por pa dhënë shumë detaje.
Zëdhënsja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, ka thënë se menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes.Ndërkaq, shton se në vendin e ngjarjes janë hasur dy trupa të pajetë.
“Rreth orës 09:00 policia ka pranuar informatën për dy persona të pajetë në lagjen Emshiri në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me prokurorin e shtetit dhe mjekët emergjent.Në vendin e ngjarjes janë hasur dy trupa të pajetë, vdekja e të cilëve është konstatuar nga ana e ekipit mjekësor. Aktualisht policia ka nisur një hetim për rastin dhe rrethanat që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë ajo.