Përveç Superligës së Kosovës, nga fundjava që po vjen do të transmetohen edhe ndeshjet në Ligën e Parë.
Transmetimin e kategorisë së dytë të futbollit kosovar e ka marrë “Kohavisioni”, shkruan FrontOnline.
Derbi i javës së 21-të në grupin B mes Flamurtarit dhe Ulpianës do të transmetohet të shtunën.
Të dyja skuadrat e kërkojnë inkuadrimin në elitë nga edicioni i ardhshëm.
Skuadra nga Lipjani është lidere në tabelë, derisa Flamurtari zë vendin e dytë.
Ndeshja në fjalë nis nga ora 15:00./FrontOnline/
https://www.facebook.com/watch/?v=437654690853973