×
  • Lajme
  • Lajme

    Nis takimi trepalësh në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi

    FrontOnline
    17 Dhjetor 2024

    Një takim trepalësh mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë me të dërguarin e Bashkimit Evropian është duk u zhvilluar në Bruksel në kuadër të dialogut, të cilin e lehtëson blloku.

    Sikur edhe herëve të mëparshme, së pari u zhvilluan takimet dypalëshe të përfaqësuesit të Posaçëm të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, me shefin e delegacionit të Kosovës, Besnik Bislimi, dhe me atë të Serbisë, Petar Petkoviq.

    Takimi i përbashkët trepalësh mes tyre filloi pas orës 15:00.

    Sipas burimeve nga Bashkimi Evropian, në këto takime do të shqyrtohen një varg çështjesh, përfshirë edhe implementimin e marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit.

    Takimi i fundit në këtë nivel në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja është zhvilluar më 23 tetor në Bruksel. Prej atëherë nuk ka pasur takime tjera.

    Sipas burimeve diplomatike të BE-së, Lajçak u ka raportuar ndërkohë përfaqësuesve të vendeve anëtare për gjendjen me dialogun dhe ka thënë se palët kanë treguar mungesë të qartë të gatishmërisë dhe vullnetit për të bërë ndonjë progres në zbatimin e marrëveshjes mes dy vendeve.

    Ndërkohë, përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, ka shprehur gatishmërinë që të angazhohet aktivisht në procesin e dialogut.

    Mandati i të dërguarit të Posaçëm për Dialog, Miroslav Lajçak, i vazhduar disa herë, do të përfundojë në fund të muajit janar të vitit që vjen.

    Ndërkohë pritet që Kaja Kallas, në bashkëpunim me vendet anëtare, të vendosë lidhur me vazhdimin e dialogut, përfshirë edhe rreth asaj se a do të ketë pasardhës të Lajçakut në atë pozitë dhe kush do të jetë ai.

    Bashkimi Evropian do të përsërisë sot thirrjen për Kosovën dhe për Serbinë që “pa vonesa dhe pa parakushte të zbatojnë Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të raporteve dhe aneksin për zbatimin e saj, sikur edhe të gjitha obligimet tjera që kanë dalë nga procesi i dialogut”.

    Për Kosovën do të përsëritet thirrja që pa vonesa të nisë procesin e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ndërsa për Serbinë të nisë procesin për njohjen e dokumenteve dhe simboleve të Kosovës.

    Kosovës dhe Serbisë do t’iu përsëritet sërish se përparimi në procesin e normalizimit të raporteve do të vazhdojë të jetë kusht edhe për rrugëtimin e tyre në procesin e integrimit në BE.

    Këto thirrje pritet të jenë në konkluzionet për zgjerim që do të miratohen të martën në takimin e Këshillit të çështjeve të përgjithshme të BE-së. /REL

    Nga Rubrika
    Lajme17 Dhjetor 2024
    Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka marrë vendim për ndalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike në prag të festave të...
    Lajme17 Dhjetor 2024
    Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza ka takuar sot pensionistët e Kosovës. Me anë të një postimi në Facebook,...
    Lajme17 Dhjetor 2024
    Nesër Lëvizja Vetëvendosje do t’i prezantojë kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025. Zëdhënësi i kësaj partie, Arlind Manxhuka, e...
    Të tjera
    Lajme17 Dhjetor 2024
    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe arrestimin e dy personave të dyshuar për një rast vjedhje, raporton...
    Vip17 Dhjetor 2024
    Banorët e shtëpisë më të famshme në vend, Big Brother VIP Kosova, kanë arritur vetëm 27 për qind nga sfida e buxhetit...
    Lajme17 Dhjetor 2024
    Policia e Kosovës ka bërë apel për kujdes në përdorimin e platformës TikTok ku kohëve të fundit po realizohen sfida të rrezikshme...
    Lajme17 Dhjetor 2024
    Rreth orës 15:00 sot pritet të zhvillohet një takim i përbashkët trepalësh mes ekipeve të Kosovë dhe Serbisë në kuadër të dialogut...
    Lajme17 Dhjetor 2024
    Kontingjenti i tretë i Forcës së Sigurisë së Kosovës është kthyer sot në vend pas përfundimit të misionit gjashtëmujor në operacionin “Interflex”,...
    Lajme17 Dhjetor 2024
    Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka lansuar sot platformën elektronike përmes së cilës punëtorët dhe punëdhënësit mund të trajnohen në fushën...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.