Presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, ka ndjekur nga afër hapjen e Superligës së Kosovës në shah, që po mbahet në Prishtinë.
Gjatë fjalës së tij, Krasniqi ka përgëzuar shahistët dhe drejtuesit e Federatës së Shahut të Kosovës me në krye kryetarin Armend Budima, për organizimin e mirë, derisa iu uroi suksese dhe mbarëvajtje të garës, përcjell FrontOnline.
Kampioni do ta përfaqësojë Kosovën në Kampionatin Evropian, që prej 27 nëntor – 5 dhjetor 2021 do të mbahet në Ohër të Maqedonisë së Veriut./FrontOnline/