Ka nisur spektakli ‘Prime’ i Big Brother VIP Kosova, i 23-ti me radhë, i cili si zakonisht padyshim që premton shumë për gjithë teleshikuesit e këtij formati.
‘Prime’ nisi si zakonisht nën moderimin e Alaudin Hamitit dhe Jonida Vokshit, ndërsa në ulëset e opinionistëve janë Milaim Zeka dhe Olta Gixharri.
E, sonte na presin shumë dinamika të zhvilluara përgjatë këtyre ditëve në shtëpinë më të famshme në vend, ndërsa njëri nga banorët me plot emocione ka rrëfyer para ‘Vëllait të Madh’ linjën e jetës.
Emocione, debate, surpriza e shumëçka tjetër na presin sonte.
Rrini gati!