Policia e Kosovës gjithë kohën bënë thirrje që të respektohen shenjat e trafikut, ndër to edhe ato të kufizimit të shpejtësisë. Por, për të mos e lënë “në nder” të askujt, edhe patrullojnë me radar.
Zakonisht kjo nuk u pëlqen kosovarëve, të cilët mundohen me çdo kusht t’i shpëtojnë radarëve, gjë që çon deri në pikën kur nisin të shiten pajisje që detekojnë radarin.
Një kompani ka nisur të shes online pajisje të tilla që kushtojnë vetëm 28 euro dhe, sipas tyre, i shpëtojnë shoferët nga radari.
Sipas tyre, kjo pajisja detekton rrezet e radarit në distancë të largët, duke pamundësuar Policinë që t’i kapë shkelësit. Pajisja po shitet haptazi në një faqe internet, shkruan reporteri.
Sidoqoftë, kjo nuk është hera e parë që kosovarët mundohen t’i shpëtojnë radarëve të Policisë. Kohë më parë funksiononte një grup në viber, kur qytetarët tregonin për vendndodhjen e radarëve.