Ish drejtuesi i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka dalë para gjykatësit të Dhomave të Specializuara.
Aktakuza kundër tij u konfirmua më 26 tetor 2020. Ai u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë me 5 nëntor.
Thaçi, në bazë të aktakuzës së Speciales, së bashku me krerët e tjerë të UÇK-së, Kadri Veselin, Rexhep Selimin e Jakup Krasniqin akuzohen për vrasje, trajtim mizor, zhdukje me forcë të personave në periudhën mars 1998-shtator 1999.
Ata akuzohen për vrasje në Shqipëri, e është përmendur se ndër viktimat kanë qenë edhe anëtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës.