Ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi është paraqitur në sallën e gjyqit në Dhomat e Specializuara në Hagë.
Kjo është seanca e parë ndaj Krasniqit, pasi të njëjtit i është konfirmuar aktakuza më 26 tetor 2020, sipas njoftimit të Dhomave të Specializuara.
Më 4 nëntor, hetuesit e Speciales, në bashkëpunim me policinë e EULEX-it kanë bastisur pronat e ish-kryetarit të Kuvendit, në Prishtinë dhje fshatin e tij të lindjes, Negroc të Drenasit.
Po atë ditë, Krasniqi është transferuar në objektin e paraburgimit në Hagë.
Jakup Krasniqi është i arrestuari i katërt nga Gjykata Speciale.
Një ditë pas transferimit të tij në Hagë, për në Speciale janë nisur edhe ish-presidenti Hashim Thaçi dhe ish-kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Vesel.
https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/833489647415172/