×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Nis qarkullimi drejt Maqedonisë së Veriut pa testin PCR, shtohet qarkullimi i qytetarëve

    FrontOnline
    12 Tetor 2020

    Në pikën kufitare në Han të Elezit sot vërehej shtim qarkullimi i automjeteve dhe qytetarëve që po shkonin drejtë Maqedonisë së Veriut, por edhe të atyre që po vinin drejtë Kosovës. Kjo pasi nga sot qytetarët e Kosovës por edhe ata të Maqedonisë së Veriut mund të udhëtojnë pa testin PCR negativ për Covid-19. Këtë vendim autoritetet maqedonase e morën javën që shkoi por hyri në fuqi nga sot. E rrjedhimisht në bazë të parimit të reciprocitetit edhe shtetasit e Maqedonisë së Veriut kanë të drejtë të hyjnë në Kosovë pa testin PCR për Covid 19.

    E si duket ky vendim i ka gëzuar shumë qytetarët e Kosovës të cilët ishin të shumtë që u panë në pikën kufitare në Han të Elezit që ishin nisur drejt Maqedonisë së Veriut. Disa për vizita e disa për punë të tjera.

    Abaz Luta i cili punon si taksistë i është gëzuar shumë vendimit për qarkullim drejtë të dyja vendeve pa pasur nevojë për testin PCR negativ për COVID-19, pasi që ai tash e disa muaj nuk ka mundur të punojë fare.

    “Ne punojmë taksi këtu në zonën kufitare në Han të Elezit….ka qenë bllokad shumë mujorëshe as punë, as kontakte andej me familje se na lidhin edhe farefisi shumë. Sot besoj është këndellur më tepër puna dhe është bërë më mirë…Jo jo absolut nuk kemi punuar sepse edhe po ta bëjmë ne testin e koronavirusit, pasagjerët nuk kanë mundur të udhëtojnë, kështu që ne prej marsit nuk kemi punu”, tha ky qytetar.

    Sejrem Krasniqi nga Lipjani është i lumtur që tash mund të shkoi t’i vizitojë të afërmet e tij pa asnjë kufizim.

    Gjatë kohës së ishte në fuqi vendimi që pas testin PCR negativ të mos qarkullojnë kosovarët drejt Maqedonisë së Veriut, Krasniqi thotë se ka shkuar në këtë vend por gjithmonë është dashur të kenë edhe këtë lloj testi.

    “Pa test…i kemi disa miq andej dhe po shkojmë… unë gjithë kam shkuar por me test PCR”, tha ai.

    Bekim Bujupi me familjen e tij ka zgjedhur që ditën e parë të javës ta kalojË në qytetin e Shkupit.

    Të gjithë kishin vendosur maskat, prandaj Bujupi thotë se nuk po ndihen të rrezikuar përkundër që virusi ende është në mesin tonë.

    “Po shkojmë në Shkup vetëm në vizitë kështu… i mirë është ky vendim”, thotë ai.

    Përveç qytetarëve nga Kosova, të shumtë ishin edhe qytetarë nga Maqedonia e Veriut që ekipi i KosovaPress-it i takoi në pikën kufitare në Han të Elezit.

    Për vizitë tek të afërmit e tij në Viti, kufirit të Kosovës ia kishte mësyerë edhe Salih Kabashi. I shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Kabashi thotë se për të hyrë në Kosovës nuk iu kërkua testi PCR negativ.

    “Pas 5-6 muajve po vijmë në Kosovë… jo asgjë nuk është kërkuar, mirë kemi kaluar”, tha Kabashi.

    Nga malli që kishte për Kosovën qysh në ditën e heqjes së testit PCR, Muhamet Sinani nga Shkupi ka marrë rrugën drejt Kosovës.

    Sinani thotë se gjithçka ishte sikur më parë, madje përkundër që kishte menduar që do mbes më gjatë nëpër kolona, ai thotë se edhe rruga ishte e qarkullueshme.

    “Jo nuk na është kërkuar testi.. jo asgjë, gjithçka sikur përpara…nuk ka pritje janë të zakonshme gjatë kësaj sezone, kam menduar që më shumë se do pres por jo… po shkojmë për qejf na ka marrë malli për Kosovën… prej kur ka fillua pandemia kjo çështja PCR”, u shpreh Sinani.

    Muaj me parë Maqedonia e Veriut kishte marrë vendim që qytetarët e Kosovës mund të shkonin në këtë shtet vetëm duke pasur testin PCR negativ brenda 48 orëve.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni14 Nëntor 2024
    Donald Trump ka emëruar Robert F. Kennedy Jr për të udhëhequr departamentin e Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore. “Jam i emocionuar të shpall...
    Bota/Rajoni14 Nëntor 2024
    Rastet e fruthit janë rritur me më shumë se 200 për qind në rajonin evropian gjatë vitit të kaluar në mes të...
    Bota/Rajoni14 Nëntor 2024
    Një urë në Krimenë e pushtuar nga Rusia është shembur “spontanisht”, duke dëmtuar shinat hekurudhore poshtë saj dhe duke lënë dy persona...
    Të tjera
    Lajme14 Nëntor 2024
    Gazetari dhe analisti, Lavdim Hamidi, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se në zgjedhjet 9 shkurtit, ‘goditjen’ më të madhe Lëvizja Vetëvendosje...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, ka thënë se janë të gatshëm të përballen me të gjitha sfidat e sigurisë, dhe se,...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Për të premten parashikohet të mbajë kryesisht i vranët, ku pritet në zona të caktuara të ketë reshje të pakta shiu e...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka dënuar sulmin me thikë në Ferizaj, i cili ndodhi për shkaqe etnike.Kusari-Lila ka...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi gjatë ditës së nesërme do të dorëzojë padi ndaj Ministrisë së Punëve të Jashtme...
    Vip14 Nëntor 2024
    Dalja e Gjestit nga shou më i madh televiziv shqiptar, Big Brother VIP Kosova, do të gëzonte disa prej banoreve brenda shtëpisë....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.