×
  • Lajme
  • Lajme

    Nis puna në Shërbimin e PET-CT-së, në kuadër të QKUK-së

    FrontOnline
    27 Qershor 2024

    Ka nisur puna në Shërbimin e PET-CT-së, në kuadër të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës.

    Drejtori i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Elvir Azizi, dhe drejtori i QKUK-së, Osman Hajdari, kanë vizituar Shërbimin Klinik të Mjekësisë Nukleare, përkatësisht aparaturën e PET-CT, e cila tashmë ka filluar të operojë për herë të parë dhe të ofrojë shërbime për pacientët.

    PET-CT është një teknologji e avancuar diagnostike që ofron mundësi të reja për zbulimin dhe trajtimin e sëmundjeve të ndryshme, përfshirë kancerin.

    Para nisjes së këtij shërbimi, stafi është trajnuar nga ekspertët ndërkombëtarë. Aparatura është donacion nga “Al Waleed Philanthropies” nga Riadi, Arabia Saudite, me ndërmjetësimin e Fondacionit “Jahjaga”, nën patronazhin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

    Pacientët nuk do të kenë më nevojë të dalin jashtë vendit për të marrë këtë shërbim esencial, duke kursyer kohë dhe mjete financiare. Ky shërbim kompleton gamën e shërbimeve diagnostike në QKUK.

    Drejtorët Azizi dhe Hajdari, shprehën kënaqësinë për avancimin e kapaciteteve diagnostikuese të SHSKUK-së/QKUK-së, duke e theksuar rëndësinë e këtij shërbimi të ri në përmirësimi dhe mirëqenien e pacientëve.

    Ata falënderuan gjithë stafin për përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar në realizimin e këtij projekti të rëndësishëm.

    FITO 10.000 EURO ME PAKO PREMIUM PLUS!
    Nga Rubrika
    Lajme29 Qershor 2024
    Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Smajl Latifi ka deklaruar se duhet të rritet bashkëpunimi me partnerët tanë ndërkombëtar në mënyrë...
    Lajme29 Qershor 2024
    Që nga vjeshta e këtij viti, NATO do ta ketë në krye një udhëheqës të ri. Ish-kryeministri i Holandës, Mark Rutte pritet...
    Lajme29 Qershor 2024
    Kushtet të cilat i vendosi kryeministri Albin Kurti për t’u takuar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq në Bruksel, janë mirëpritur nga politiologët....
    Të tjera
    Lajme29 Qershor 2024
    Policia ka njoftuar se sot në Kamenicë kanë arrestuar 24 vjeçaren M.Th., femër kosovare. Ajo ishte e kërkuar me urdhëresës gjyqësore nga...
    Lajme29 Qershor 2024
    Sulmi i Bajnskës ishte një prej temave që u përmend në një panel diskutimi në Forumin e Dubrovnikut, ku pjesëmarrës ishin ministra...
    Lajme29 Qershor 2024
    Është e para e shtetit dhe pozita e saj i jep shumë të drejta, megjithatë Vjosa Osmani nuk po i përdorë të...
    Lajme29 Qershor 2024
    44 ditë pasi Gjykata e Apelit urdhëroi që i dënuari për shtytje në vrasje, Enver Sekiraqa të kthehet në paraburgim, institucionet e...
    Lajme29 Qershor 2024
    Gjermania dhe Danimarka takohen sot në raundin e 1/16-tës të EURO 2024 nga ora 21:00 për të luftuar për një vend në...
    Lajme29 Qershor 2024
    Emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, ka thënë se Kosova dhe Serbia nuk kanë bërë mjaftueshëm progres në zbatimin e Marrëveshjes...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.