Këngëtarja Ronela Hajati do të jetë përfaqësuesja jonë në “Eurovision” për vitin 2022. Kënga e saj “Sekret” fitoi çmimin e parë në Festivalin RTSH.
Ronela së fundmi ka ndarë në rrjetet sociale se po niset për Londër.
Ajo atje do të bashkëpunojë me një nga producentët e saj të preferuar, për ta përpunuar këngën dhe për ta sjellë në versionin më të mirë.
Ronela po i merr të gjitha hapat për të na përfaqësuar denjësisht.
Pavarësisht se fitoi çmimin e parë, si në çdo vit edhe në këtë festival pati konstatime. Edhe pse klikimet në “Youtube” janë të shumta dhe shumë njerëz e kanë mbështetur, nuk kanë munguar komentet negative nga publiku, por edhe nge vetë artistë të tjerë, të cilët nuk e kanë suportuar fitoren e Ronelës.
Megjithatë, këngëtarja ka reaguar për herë të parë duke iu përgjigjur kritikave nga artistët e tjerë ndaj këngës së saj fituese të “Festivalit të Këngës”. Përmes një postimi në “Instagram”, Ronela shkruan se dy vitet e fundit kanë qenë nga vitet e saj më të vështirë.
Ajo e vijon shkrimin e saj duke u shprehur se urrejtja nga artistët ndaj një vajze që ka punuar gjithë jetën për artistë të tjerë është e neveritshme dhe diabolike.