Sot është vendosur gurthemeli i ndërtimit të objektit të Qendrës së Mjekësisë Familjare në fshatin Bardh i Madh në komunën e Fushë Kosovës.
Në këtë objekt do të ofrohen shërbime dhe do të plotësohen kërkesat dhe nevojat shëndetësore për një shëndet më të mirë të banorëve të këtij fshati dhe vendbanimeve përreth, njofton Klan Kosova
“Realizimi i këtij projekti do të financohet nga “Duart e Bamirësisë” dhe “Kuwait Society for Relief” në bashkëpunim me Komunën e Fushë-Kosovës” thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë i komunës:
Sot u vendos gurthemeli i ndërtimit të objektit të QMF-së në fshatin Bardh i Madh. Në këtë objekt do të ofrohen shërbime dhe do të plotësohen kërkesat dhe nevojat shëndetësore për një shëndet më të mirë për qytetarët e këtij fshati por edhe të vendbanimeve përreth.
Realizimi i këtij projekti do të financohet nga “Duart e Bamirësisë” dhe “Kuwait Society for Relief” në bashkëpunim me Komunën e Fushë-Kosovës.
Kryetari i Komunës, Burim Berisha uron qytetarët për këtë projekt i cili do të ndikoj në përmirësimin e infrastrukturës dhe ofrimin e shërbimeve shëndetësore.