Ka nisur nata e dytë gjysmëfinale e Eurovision 2022.
Sonte (e enjte) në gjysmëfinalen e dytë do të vendosen edhe 10 shtetet e fundit kualifikuese për finalen e madhe të shtunës më 14 maj.
Gjithsej 18 këngë do të konkurrojnë në spektaklin e mbrëmjes së sotme live nga “Pala Olimpico” në Torino të Italisë.
View this post on Instagram
Kujtojmë që nikoqirët e mbrëmjes janë Mika, Laura Pausini dhe Alessandro Cattelan.
10-të vendet që tashmë janë kualifikuar për në finalen janë: Armenia, Greqia, Islanda, Lituania, Moldavia, Holanda, Norvegjia, Portugalia, Zvicra dhe Ukraina.
Theksojmë që Shqipëria ishte pjesëmarrëse në natën e parë gjysmëfinale me këngën “Sekret” interpretuar nga Ronela Hajati, e cila nuk arriti të kualifikohet në finale.
View this post on Instagram