Ka nisur mbledhja e përbashkët ndërmjet dy qeverive shqiptare në Tiranë. Aty kryeministrat Hoti dhe Rama pritet të nënshkruajnë dhjetëra marrëveshje dhe memorandumi bashkëpunimi, kryesisht në fushën sportive, por me theks të veçantë edhe linjën hekurudhore mes shteteve.
Ndër të tjera dy kryeministrat do të nënshkruajnë një deklaratë të përbashkët e cila rekomandon që Kuvendi i Kosovës dhe ai i Shqipërisë të mbikëqyrin zbatimin e marrëveshjeve që do arrihen në mes dy vendeve.
Hoti bashkë me kabinetin e tij qeveritar u prit me nderime të larta shtetërore nga homologu i tij shqiptar.
https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/3327403360699811/?eid=ARBDIgsz4iWv6OKsVuCy7u4Gvtqf4Y6rnXkgBFmSgBl5eujiYQoofdKi3qEB-2i_rPCEpU99xwqfbMJ-