Ka nisur mbledhja e kryesisë së Kuvendit të Kosovës ku pritet të vendoset për mbajtjen e seancës së re plenare.
Kryesia ka një mori pikash në rend të ditës, ku mes tjerash pritet të vendoset për mbajtjen e dy interpelancave të kryeministrit Avdullah Hoti dhe disa projektligje tjera.
Krahas kësaj, në rend të ditës është edhe votimi në parim i Projektligjit për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së.
Ndërkaq pritet të votohen edhe disa pika të papërfunduara nga seancat e kaluara plenare.