Ka nisur Kuvendi i jashtëzakonshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës për ta zgjedhur kryetarin e ri të partisë.
Rreth 350 delegatë nga 38 degë të LDK-së janë mbledhur sot për ta vendosur se kush do të udhëheq në dy vitet e ardhshme.
Deri më tani, publikisht janë tre kandidatura, pas tërheqjes së Anton Qunit.
Lumir Abdixhiku, Lutfi Haziri dhe Besian Mustafa janë pretendentë kryesor për kryetar.